Emrat e bukur të Allahut

1 k+
Baixades
Classificació del contingut
PEGI 3
Imatge d'una captura de pantalla
Imatge d'una captura de pantalla
Imatge d'una captura de pantalla
Imatge d'una captura de pantalla
Imatge d'una captura de pantalla
Imatge d'una captura de pantalla
Imatge d'una captura de pantalla
Imatge d'una captura de pantalla

Sobre l'aplicació

Dija më e vlefshme është dija rreth Allahut xh.sh..

Allahu xh.sh. ka Thënë:

"...Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!.. " [Zumer: 9]

“..vërtet dijetarët janë ata që ia kanë frikën Allahut...” [Fatir: 28]

Shkenca apo dija që merret me emrat e bukur të Allahut është shkenca më e ëmbël, më e shtrenjtë, më e dashur për Allahun dhe për muslimanët. A ka diçka më të ëmbël dhe më me vlerë sesa të njohësh Allahun, Krijuesin e githësisë?! Ai që e njeh Allahun, e do Atë, shpreson tek Ai, i afrohet Atij, tërë jetën mundohet t'ia kushtojë Atij. Ai që e njeh Allahun, ia ka frikën, i ruhet çdo fjale a vepre që nuk e do Allahu. Sa më mirë ta njohësh Allahun, aq më afër Tij je, sa më afër Tij, aq më i qetë, më stabil, më i lumtur jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën.

Terë kjo arrihet duke i njohur emrat e Tij, subhanehu ve teala, kuptimin apo domethënien e tire dhe duke punuar me ta. Kështu që dija më e vlefshme dhe më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me njohjen e emrave të bukur dhe cilësive të përkryera të Allahut xh.sh.

Kur'ani është i mbushur me përshkrimin e emrave dhe cilësive të Allahut xh.sh.. Është vështirë të gjesh ndonjë ajet, që nga fillimi i Kur'anit e deri në fund, i cili nuk ka në emëtërë ëndo të pojhu xh.sh..

Ibnu Tejmije ka thënë: “Kur'ani më shumë përmend emrat dhe cilësitë e Allahut sesa përmend ushqimin, pijen dhe martesën në xhenet. Ajetet që flasin për emrat dhe cilësitë e Allahut janë më të mëdha sesa ajetet që flasin për botën tjetër“.

Njeriu është krijuar për të adhuruar Allahun xh.sh. dhe nuk ka mundësi ta adhurojë Atë si duhet pa e njohur. Nuk ka mundësi ta njohësh Atë ndryshe vetëm se nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij, subhanehu ve teala.

Është detyrë parësore për besimtarin që t'i njohë emrat dhe cilësitë e Allahut xh.sh., ti njohë kuptimet e tyre, domethënien e tyre, në mënyrë që ta adhurojë Allahun ashtu si kërjkohet.


Aplicació de Rreth:

Të gjitha informacionet dhe përshkrimet e Emrave të Bukur të Allahut në këtë aplicacion janë të bazuara në veprën "Komentim i Emrave të Bukur të Allahut", të shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi, me lejen e tij.

Ky libër ka qenë udhërrëfyesi ynë kryesor në përpilimin e përmbajtjes dhe në përpjekjen tonë për të ofruar një kuptim më të thellë dhe të qartë të emrave të Allahut xh.sh.

Ne e falënderojmë Dr. Shefqet Krasniqin për kontributin e tij të çmuar dhe e inkurajojmë secilin përdorues të aplicacionit të referohet tek vepra origjinale për një studim më të detajuar dhe të thelluar.
Data d'actualització:
23 de jul. 2025

Seguretat de les dades

La seguretat comença per entendre com els desenvolupadors recullen i comparteixen les teves dades. Les pràctiques de privadesa i seguretat de les dades poden variar segons l'ús que es fa de l'aplicació, la regió i l'edat. El desenvolupador ha proporcionat aquesta informació i és possible que l'actualitzi al llarg del temps.
No es comparteixen dades amb tercers
Més informació sobre com els desenvolupadors declaren la compartició de dades
Aquesta aplicació pot recollir aquests tipus de dades
Identificadors de dispositiu o d'un altre tipus
Les dades s'encripten mentre estan en trànsit
Les dades no es poden suprimir
Compromès a seguir la política d'aplicacions per a famílies de Play