Emrat e bukur të Allahut

1.000+
deskarga
Edukiaren sailkapena
PEGI 3
Pantaila-argazkia
Pantaila-argazkia
Pantaila-argazkia
Pantaila-argazkia
Pantaila-argazkia
Pantaila-argazkia
Pantaila-argazkia
Pantaila-argazkia

Aplikazio honi buruz

Dija më e vlefshme është dija rreth Allahut xh.sh..

Ala xh.sh. ka thënë:

“...Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!.. “ [Zumer: 9]

“..vërtet dijetarët janë ata që ia kanë frikën Allahut...” [Fatir: 28]

Shkenca apo dija që merret me emrat e bukur të Allahut është shkenca më e ëmbël, më e shtrenjtë, më e dashur per Allahun dhe për muslimanët. A ka diçka më të ëmbël dhe më me vlerë sesa të njohësh Allahun, Krijuesin e githësisë?! Ai që e njeh Allahun, e do Atë, shpreson tek Ai, i afrohet Atij, tërë jetën mundohet t'ia kushtojë Atij. Ai që e njeh Allahun, ia ka frikën, i ruhet çdo fjale a vepre që nuk e do Allahu. Sa më mirë ta njohësh Allahun, aq më afër Tij je, sa më afër Tij, aq më i qetë, më stabil, më i lumtur jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën.

Terë kjo arrihet duke i njohur emrat e Tij, subhanehu ve teala, kuptimin apo domethënien eta tire dhe duke punuar me ta. Kështu që dija më e vlefshme dhe më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me njohjen e emrave të bukur dhe cilësive të përkryera të Allahut xh.sh.

Kur'ani është i mbushur me përshkrimin e emrave dhe cilësive të Allahut xh.sh.. Është vështirë të gjesh ndonjë ajet, që nga fillimi i Kur'anit e deri në fund, i cili nuk ka në tëtërë tërë tërën të gjesh xh.sh..

Ibnu Tejmije ka thënë: “Kur'ani më shumë përmend emrat dhe cilësitë eta Allahut sesa përmend ushqimin, pijen dhe martesën në xhenet. Ajetet që flasin për emrat dhe cilësitë e Allahut janë më të mëdha sesa ajetet që flasin për botën tjetër“.

Njeriu është krijuar për të adhuruar Allahun xh.sh. dhe nuk ka mundësi ta adhurojë Atë si duhet pa e njohur. Nuk ka mundësi ta njohësh Atë ndryshe vetëm se nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij, subhanehu ve teala.

Është detyrë parësore për besimtarin që t'i njohë emrat dhe cilësitë e Allahut xh.sh., ti njohë kuptimet e tyre, domethënien e tyre, në mënyrë që ta adhurojë Allahun ashtu si kërjko.


Aplikazioa:

Të gjitha informacionet dhe përshkrimet e Emrave të Bukur të Allahut në këtë aplikacion janë të bazuara në veprën "Komentim i Emrave të Bukur të Allahut", të shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi, me lejen eta tij.

Ky libër ka qenë udhërrëfyesi ynë kryesor në përpilimin e përmbajtjes dhe në përpjekjen tonë për të ofruar një kuptim më të thellë dhe të qartë të emrave të Allahut xh.sh.

Ne e falënderojmë Dr. Shefqet Krasniqin për kontributin e tij të çmuar dhe e inkurajojmë secilin përdorues të aplikacionit të referohet tek vepra origjinale për një studim më të detajuar dhe të thelluar.
Azken eguneratzea
2025(e)ko uzt. 23(a)

Datuen babesa

Seguru egoteko, funtsezkoa da jakitea garatzaileek nola biltzen eta partekatzen dituzten zuri buruzko datuak. Baliteke datuen pribatutasunaren eta segurtasunaren inguruko jardunbideak aplikazioaren erabileraren, lurraldearen eta adinaren araberakoak izatea. Informazio hori garatzaileak eman du, eta baliteke aurrerago eguneratzea.
Ez da daturik partekatzen hirugarrenekin
Lortu informazio gehiago garatzaileek partekatutako datuak aitortzeko duten moduari buruz
Baliteke aplikazioak datu mota hauek biltzea:
Gailuaren identifikatzaileak edo bestelakoak
Datuak bidaltze-prozesuan enkriptatzen dira
Datuak ezin dira ezabatu
Play-ren Familientzako gidalerroak gordetzeko konpromisoa du