Dija më e vlefshme është dija rreth Allahut xh.sh..
Allahu xh.sh. ka thënë:
“...Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!.. “ [Zumer: 9]
“..vërtet dijetarët janë ata që ia kanë frikën Allahut...“ [Fatir: 28]
Shkenca apo dija që merret me emrat e bukur të Allahut është shkenca më e ëmbël, më e shtrenjtë, më e dashur por Allahun dhe por muslimanët. A ka diçka më të ëmbël dhe më me vlerë sesa të njohësh Allahun, Krijuesin e githësisë?! Ai që e njeh Allahun, e do Atë, shpreson tek Ai, i afrohet Atij, tërë jetën mundohet t'ia kushtojë Atij. Ai që e njeh Allahun, ia ka frikën, i ruhet çdo fjale a vepre që nuk e do Allahu. Sa më mirë ta njohësh Allahun, aq më afër Tij je, sa më afër Tij, aq më i qetë, më stabil, më i lumtur jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën.
Terë kjo arrihet duque e njohur emrat e Tij, subhanehu ve teala, kuptimin apo domethënien e tire dhe duke me punuar ta. Kështu që dija më e vlefshme dhe më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me njohjen e emrave të bukur dhe cilësive të përkryera të Allahut xh.sh.
Kur'ani është i mbushur me përshkrimin e emrave dhe cilësive të Allahut xh.sh.
Ibnu Tejmije ka thënë: “Kur'ani më shumë permend emrat dhe cilësitë e Allahut sesa permend ushqimin, pijen dhe martesën në xhenet. Ajetet që flasin për emrat dhe cilësitë e Allahut janë më të mëdha sesa ajetet që flasin per botën tjetër“.
Njeriu është krijuar por të adhuruar Allahun xh.sh. dhe nuk ka mundësi ta adhurojë Atë si duhet pa e njohur. Nuk ka mundësi ta njohësh Atë ndryshe vetëm se nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij, subhanehu ve teala.
Është detyrë parësore por besimtarin që t'i njohë emrat dhe cilësitë e Allahut xh.sh., ti njohë kuptimet e pneu, domethënien e pneu, në mënyrë që ta adhurojë Allahun ashtu si kërkohet prej tij.
Aplicativo Rreth:
Të gjitha informacionet dhe përshkrimet e Emrave të Bukur të Allahut në këtë aplikacion janë të bazuara në veprën "Komentim i Emrave të Bukur të Allahut", të shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi, me lejen e tij.
Ky libër ka qenë udhërrëfyesi ynë kryesor në përpilimin e përmbajtjes dhe në përpjekjen tonë për të ofruar një kuptim më të thellë dhe të qartë të emrave të Allahut xh.sh..
Ne e falënderojmë Dr.
Atualizado em
23 de jul. de 2025