Ushqimi dhe Ushqyerja e Njeriut: çfarë duhet të dish

· Società Editrice Esculapio
Ebook
288
Pages
Eligible
Ratings and reviews aren’t verified  Learn More

About this ebook

Vëllimi Ushqimi dhe Ushqyerja e Njeriut: çfarë duhet të dish synon të trajtojë në mënyrë fleksibël, por të plotë, tematika dhe argumenta që kanë të bëjnë me ushqimin dhe ushyerjen e njeriut. E gjitha në funksion të përfitimit të veçantë të profesionistëve që do të veprojnë në fushën mjekësore dhe / ose social – shëndetësore, pra infermierët, specialistët e rehabilitimit, dietologët, higjenistët dentarë. Temat trajtohen duke marrë parasysh si aktivitetin që operatorët e ardhshëm do të ushtrojnë, ashtu edhe dijet që mund t’ju nevojiten për një kuptim më të mirë të sistemit kompleks të ushqimit / ushqyerjes.Mësimi i koncepteve që udhëheqin ushqyerjen, njohja e parimeve të ushqimit të duhur, dallimi midis mesazheve të duhura dhe propozimeve të shumta që vijnë nga media; organizimi dhe planifikimi i ushqimit, janë aktivitete të rëndësishme për të gjithë, por bëhen edhe më të domosdoshme për ata që kanë për qëllim të kryejnë veprimtari të asistencës ose mbështetjes social-shëndetësore. Dhe jo vetëm dhe jo aq shumë për shkak se njerëzit do të duhet të kujdesen për persona ndoshta të paaftë për t’u ushqyer vetë për shkak të problemeve fizike ose psikike, por edhe sepse e mbi të gjitha duhet të jenë në gjendje që të marrin – sipas nevojës – masa të thjeshta të edukimit shëndetësor. Libri, në mënyrë që t’i përgjigjet nevojave të ndryshme didaktike, ndahet në dy seksione: një pjesë e përgjithshme dhe një pjesë e posaçme. Në pjesën e përgjithshme trajtohen çështje themelore të tilla si për shembull ushqyesit, klasifikimi i ushqimeve, metabolizmi, vlerësimi i gjendjes së të ushqyerit, përbërja e trupit; ndërsa në pjesën e posaçme ekzaminohen argumenta më specifikë, secili në lidhje me aspekte të veçanta apo fushën e ndërhyrjes të tilla si: sjellja e të ushqyerit dhe çrregullimet më të shpeshta të lidhura me të, ushqyerja dhe sporti, kequshqyerja, nutrigjenomika, ushqimet funksionale e kështu me radhë. Skicat, tabelat, diagramet, fjalorët, kutitë e thellimeve dhe ilustrimet propozohen me qëllim që të lehtësohet leximi, të kuptuarit dhe për të stimuluar kureshtjen e studentit.Teksti paraqitet si një ndihmë e thjeshtë, e saktë, e lehtë për t’u kuptuar dhe për të mos u harruar, kur në praktikë duhen gjetur zgjidhje korrekte për problemet ushqimore që herë pas here shfaqen.

About the author

ANGELA ANDREOLI është diplomuar në Mjekësi – Kirurgji (Universiteti La Sapienza i Romës) dhe në Shkencën e të Ushqyerit (Universiteti Tor Vergata i Romës); është specializuar në Patologji Klinike (Universiteti i Pavias). Aktivitetin kërkimor shkencor dhe didaktik e zhvillon në Departamentin e Fizio-logjisë dhe Ushqyerjes Humane në Universitetin Tor Vergata të Romës. Është autore e më shumë se pesëdhjetë punimeve shkencore të publikuara në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivitetin kërkimor shkencor dhe didaktik e zhvillon në Departamentin e Fizio- logjisë dhe Ushqyerjes Humane në Universitetin Tor Vergata të Romës dhe pranë Universitetit Katolik Zonja e Këshillit të Mirë si pedagoge e Fiziologjisë dhe Ushqyerjes Humane.

ISABELLA EGIDI është diplomuar në Letërsi (Universiteti La Sapienza i Romës) dhe specializuar në Analizën dhe Menaxhimin e Komunikimit publik, social-shëndetësor dhe mjedisor (Universiteti Tor Vergata i Romës); është lektore në universitete publike e private dhe gazetare e pavarur në gazetat kombëtare. Ka bashkëpunuar si botuese, koordinatore, redaktore, korrektore, etj. në rreth 40 vëllime dhe shkrime të publikuara në mediat dixhitale.

Rate this ebook

Tell us what you think.

Reading information

Smartphones and tablets
Install the Google Play Books app for Android and iPad/iPhone. It syncs automatically with your account and allows you to read online or offline wherever you are.
Laptops and computers
You can listen to audiobooks purchased on Google Play using your computer's web browser.
eReaders and other devices
To read on e-ink devices like Kobo eReaders, you'll need to download a file and transfer it to your device. Follow the detailed Help Center instructions to transfer the files to supported eReaders.